Ma shenja në fytyrë nga maska, Manastirliu publikon foton e infermieres: Prova e sakrificës

06/04/2020 21:15

“Shenjat në fytyrën e Anxhelës, pas një dite të gjatë pune, janë prova e sakrificës së saj të përditshme në përballjen me #COVID19!” ky është reagimi i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ka publikuar fotot e infermieres Anxhela Murraj e cila shërben në spitalin Infetkiv të Tiranës.

Manastirliu ndër të tjera shprehet se Anxhela Murraj është shembull i përkushtimit dhe sakrificës për profesionin, çdo ditë në vijën e parë të frontit në shërbim të pacientëve të prekur nga #COVID19 në spitalin infektiv, me misionin për të shpëtuar jetë.

“Anxhela Murraj është shembull i përkushtimit dhe sakrificës për profesionin, çdo ditë në vijën e parë të frontit në shërbim të pacientëve të prekur nga #COVID19 në spitalin infektiv, me misionin për të shpëtuar jetë.

Shenjat në fytyrën e Anxhelës, pas një dite të gjatë pune, janë prova e sakrificës së saj të përditshme në përballjen me #COVID19!
#FORCA❗️

#JemiMeJu” shkruan Manastirliu.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA