Teksa ka shkuar për të bërë pazare, ylli i kinematografisë hollywood-iane, Julia Roberts është kujdesur të ndërmarrë masat e duhura mbrojtëse.
53-vjeçarja është footgrafuar në një supermarket në Malibu, e veshur me xhinse dhe xhaketë të zezë, teksa në duar mban doreza, kurse në fytyrë maskë mbrojtëse dhe syze.
Askujt nuk ka mundur t’i shpëtojë pa u vënë re maska e saj interesante. Që prej shpalljes së pandemisë së koronavirusit, aktorja llogarinë e saj në Instagram e ka shfrytëzuar për të apeluar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi.
Top Channel