24/11 17:59
Këngëtarja simpatike Flaka Krelani ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon përmes një lidhje Skype, nga ku tregoi rutinën e këtyre ditëve në karantinë.
E pyetur nga Bieta ajo pranoi se kjo situatë është shumë e dhimbshme dhe prekëse, duke e krahasuar me periudhën e luftës në Kosovë.
“Ne shqiptarët e Kosovës jemi ballafaquar me shumë gjëra e kemi kaluar një luftë. Virusi për ne është një gjë që do të kalojë, sepse ne e kemi dëshmuar që jemi shumë të fortë e s’ka mundësi askush të na ndalë”, u shpreh ajo..
Top Channel