Ambasadorja amerikane bisedë me Manastirliun, mesazh të rëndësishëm të gjithë shqiptarëve
06/04/2020 17:01
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Sipas asaj që shkruhet në një postim të bërë në Twitter, ambasadorja e SHBA ka falenderuar punonjësit shëndetësor mbi punën që po bëjnë kundër CoVid-19.
Yuri Kim ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë duke thënë se duhet të qëndrojnë në shtëpi.
“Fola me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, për të falënderuar punonjësit e saj të kujdesit shëndetësor që vazhdojnë luftën kundër COVID19. E rëndësishme për të gjithë që të vazhdojnë të rrimë në shtëpi! (Foto nga kur u takuam në shkurt)” shkruan Yuri Kim.
Top Channel