Një adoleshent fatkeq është vrarë nga rryma elektrike teksa pastronte shtëpinë e familjes kur nëna e tij ishte e shtruar në spital me koronavirus.
Juan Eduardo, 14 vjeç, vendosi të kujdesej për shtëpinë kur nëna Adriana, 37 vjeçe u dërgua në spital me vështirësi në frymëmarrje në qytetin Ecatepec, në Meksikën qendrore.
Ajo ishte diagnostikuar me Covid-19 disa ditë më herët dhe raportohet se i biri ishte kujdesur për të deri në përkeqësimin e gjendjes.
Pas shtrimit në spital Adriana dërgoi fëmijët e saj, Juan Eduardo, vajzën 15-vjeçare dhe dy binjakë emrat e të cilëve nuk janë raportuar, për të jetuar me të afërm, por Juan Eduardo vendosi të qëndronte në shtëpi për të pritur kthimin e nënës.
Pas një stuhie në zonë adoleshenti venosi të ndizte një pompë për të larguar ujin e sjellë nga shirat por një qark i shkurtër e vrau tragjikisht.
Nëna e tij tha përmediat: “Im bir më tha ‘do të qëndroj me ty edhe nëse vdes unë do të vdes me ty, do të vdesim bashkë.”
Ajo tha se është mirënjohëse për kujdesin që ai i bëri kur ishte në shtëpi.
Adoleshneti kohët e fundit kishte festuar ditëlindjen e tij.
Meksika ka deri tani 2,143 raste me COVID-19, 94 vdekje dhe 633 të shëruar.
Top Channel