40 raste të reja në Kroaci me Covid-19, shënohet një tjetër viktimë
06/04/2020 16:53
Në Kroaci, 40 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e kaluara, dhe një person tjetër ka vdekur, sipas Selisë Qendrore Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
“Në Kroaci, në periudhën e kaluar 24-orëshe, kemi 40 pacientë të rinj pozitivë, që do të thotë se kemi gjithsej 1.222 pacientë,” tha ministri i Shëndetësisë Vili Beros para gazetarëve.
Ai shtoi se 11.464 mostra janë testuar deri më tani, nga të cilat 617 në 24 orët e kaluara.
“Për fat të keq, ne kemi një pacient të vdekur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, një burrë të moshës së mesme që nuk ishte më parë i sëmurë”, tha Beros.
“Ne kemi 372 shtruar në spital dhe 130 të shtruar në spital, që është pesë më shumë sesa dje,” shtoi ai.
Top Channel