Rotacion në stolin e përfaqësueses së Irlandës. Mick McCarthy është larguar nga detyra për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e Koronavirusit, që solli shtyrjen me një vit të Kampionatit Europian, për t’i lënë vendin Stephen Keeny-t.

Kontrata e trajnerit, të larguar tashmë, përfundonte në muajin korrik, pasi të mbyllej “Euro 2020”, por fakti që eventi nuk do të zhvillohet këtë verë i ka detyruar palët ta mbyllin para kohe bashkëpunimin, për t’i dhënë kohën e duhur trajnerit të ri, Stephen Kenny (trajner i U-21), që të përgatitë skuadrën për ndeshjet e play off-it me Sllovakinë.

Në fakt, ishte programuar më parë nga Federata Irlandeze e Futbollit që Stephen Keeny do të pasonte Mick McCarthy-n pas Europianit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA