Për fat të mirë, Spanja shënon sërish rënie të numrit të të vdekurve

05/04/2020 15:54

Numri i personave të vdekur brenda një dite në Spanjë ka rënë për të tretën ditë me radhë, në 674.

Numri total i të vdekurve në këtë shtet tani është 12,418, ndërkohë që ka arritur në 130,759 numri i të infektuarve.

Pasi ka tejkaluar edhe Italinë me numrin e të infektuarve të shtunën, të dhënat e reja japin shpresë se ky shtet është duke kaluar pikun e shpërthimit. Numri i të vdekurve sot është më i vogli në 10 ditë, dhe është hera e parë prej 26 marsit që më pak se 700 persona kanë vdekur brenda 24 orëve.

Megjithatë, normalizimi i situatës në Spanjë është larg. Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez ka zgjatur masën e izolimit edhe për tre javë tjera, deri më 26 prill, duke thënë se masat e reja synojnë “të shpëtojnë jetë”./REL

Top Channel