COVID-19 – Spanja tejkalon Italinë, e para në Evropë nga numri i të infektuarve
04/04/2020 15:50
Spanja ka tejkaluar Italinë me numrin e të infektuarve me koronavirus.
Autoritetet atje kanë thënë të shtunën se numri i të infektuarve ka arritur në 124,736.
Italia, që deri më tash ka qenë epiqendër e shpërthimit të koronavirusit në Evropë, ka 119,827 të infektuar.
Italia, ndërkaq, ka numrin më të madh të viktimave në botë: 14,681.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, pritet të zgjasë izolimin e këtij vendi deri më 26 prill, raporton gazeta spanjolle El Pais.
Spanjollët janë të izoluar që tri javë.
Ata mund të dalin nga shtëpitë vetëm për blerjen e gjërave thelbësore ose për nevoja mjekësore.
Top Channel