Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokime rrugësh dhe kufijsh gjatë gjithë festave
Një azilkërkues ka sulmuar me thikë kalimtarët pa dallim në një akt tronditës në jug të Francës, duke lënë dy të vdekur e shtate të plagosur.
Sulmi ndodhi mëngjesin e sotëm në qytezën Romans-sur-Isère jashtë një dyqani buke.
Raportimet e para tregonin se autori ishte një 33-vjeçar sudanez, i dyshuar si militant ekstremist. Policia e armatsur reagoi shpejt dhe sulmuesi i u arrestua.
Ai raportohet se hyri në një dyqan mishi dhe mori thikën mbi banak, me të cilën nisi të sulmonte kalimtarët. Viktima e parë ishte një baba në të 40-at, i cili sapo kishte dalë nga shtëpia me djalin e gruas së tij, raportonin mediat.
Disa dëshmitarë thanë se sulmuesi thërriti ‘Allah Akbar’ gjatë sulmit.
Kur policia erdhi për ta arrestuar, oficerët thanë se sulmuesi i kërkoi ta vrisnin, sipas rrjetit francez BFMTV.
Përveç dy viktimave shtatë njerëz u plagosën, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Sipas Le Parisien, sulmuesi jetonte pranë skenës së krimit dhe shoku i tij i dhomës është arrestuar.
Sulmi erdhi në javën e tretë të izolimit në France si rezultat i pandemisë së koronavirusit.
Top Channel