Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype, analisti Frrok Çupi. Analisti, argumentoi se si pasojë e pandemisë globale, të shkaktuar nga koronavirusi, bota do ndryshojë. Pas koronavirusit, do të ndryshohet raportet dhe marrëdhëniet e qeverive me njerëzit, madje madje edhe ajo e njerëzve me njëri-tjetrin, aludoi Çupi.
Disa ndryshime kanë ndodhur, thotë analisti, për shembull Britania e Madhe, ka vendosur që zjarrfikësit përpos shuarjes së zjarreve, do të merren edhe me urgjencat mjekësore, edhe kur ky virus të marrë fund. Gjithashtu ai shoi se ekziston mundësia që të ndryshojnë edhe mjetet që përdoren sot. Por, thotë Frrok Çupi, bota po shkon për shumë keq, për shumë keq, për t’u bërë më mirë.
Frrok Çupi: Njerëzit po mendojnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, përgjithësisht po mendojnë sikur s’ka ndodhur asgjë. Për fat të mirë ose për një lloj paradoksi, vetëm shtetet po mendojnë për njeriun, për individin, se çfarë do të ndodhë me të. Ne tani ndodhemi në momentin kur një mendim është mbrapa dhe një situatë është këtu ku jemi. Para dy ditësh ndodhi që avioni rus që shkoi me medikamente mjekësore në Amerikë, për ndihmë dhe pat një dyndje të madhe të njerëzve. Madje unë e kam përmend edhe në shkrim, se edhe në gjuhën angleze ata filluan të bërtasin “What the fuck is happening in the world” (Çfarë dreqin po ndodh në botë). Nuk është mësuar njeriu akoma me katastrofën e vet.
Në kohën e katastrofës, shtetet janë të mirëpritura për të ndihmuar njëra -tjetrën. Por ajo që më pyesni dhe është shumë interesante dhe çfarë është shumë në rend të ditës, çfarë duhet thërritur mendja e njeriut, është se bota po ndryshon. Koronavirusi është një akt i madh i natyrës, që po i bie kambanave të madhe të botës, që një gjë tjetër do të ndodhë. Por individi ende s’po bindet për atë gjë, s’po bindet se e tëra po ndryshon. Deri më sot, kur bota nuk ishte kaq kibernetike, kanë ndodhur këto gjëra, kanë ndodhur këto fenomene, kanë rënë perandoritë, kanë rënë superfuqitë, kanë rënë civilizimet. Por sigurisht që në epokën tonë, këto janë marrëveshje, gjëra të harruara. Me siguri do të ndryshojë konceptet e shteteve, nga shtet, shtetet globaliste dhe shtetet në përgjithësi, po shkohet drejt shteteve-komb. Po ndryshojnë marrëdhëniet e njeriut me njeriut, marrëdhëniet e njeriut me shtetet, marrëdhëniet e policit me detyrat që kishte, marrëdhëniet e shtetit me atë detyrë që kishte etj etj. Praktikisht sot, për të ilustruar ka një lajm nga Britania, që zjarrfikësit e Britanisë, iu është ngarkuar detyra që të merren përjetësisht edhe me emergjencat shëndetësore, jo vetëm me shuarjet e zjarreve. Ose qeveritë po merren me strategjitë e daljes. Ka ndryshuar konfiguracioni i raportit.
Denis Dyrnjaja: Jemi drejt një rendi të ri botëror, shikoni këtë në sfond? Apo thjesht është një rikompozim i të gjithë strukturës aktuale.
Frrok Çupi: Nuk do të guxoja ta thoja vetë po të mos e kisha peshuar me konceptet dhe me kërkimet e mendimtarëve më të mirë që ka shekulli, të cilët vijnë thuajse me këtë mendim, që ndryshon rendi botëror. Kishte filluar të ndryshonte rendi botëror, kishte filluar njeriu ta ndryshonte rendin botëror, që me ardhjen e konservatorëve në Amerikë dhe në Britaninë e Madhe ose në disa vende të Evropës. Por tani natyra ka dhënë një dorë të fuqishme për ta ndryshuar thuajse tërësisht rendin botëror. Ne tani do të gjykojmë mbi bazën e perandorisë, ose si të thuash të katastrofës që do të kalojë. Do të ndërrohen marrëdhëniet, historia jonë do të kalojë nga ky varr i madh që është virusi i tmerrshëm që po pushton botën. Ka mundësi që bota të shkojë në një gjendje shumë të rëndë, në kuptimin e humbjes së jetëve njerëzore, të humbjes së kapaciteteve, të ndryshimit të mjeteve. Mund të ndryshojnë tërësisht mjetet me të cilat sot funksionon bota. Mund të ndryshojnë, që ata që duan të marrin pushtet sot, nuk e dinë se çfarë pushteti po marrin. Do të thotë që nuk dihet se çfarë pushtetesh do të jetë. Do të jetë një pushtet që do të luftohet me luftë hanxharësh. Do të jetë një pushtet që do të fitohet me kibernetikën. Do të jetë një shtet që do të menaxhohet në mënyrën më maksimale, primitive ose moderne. Askush nuk di asgjë se çfarë do të ndodhë. Ne tani ndodhemi në momentin që kjo gjë po zhvillohet. Dhe ne po shkojmë për shumë keq, për shumë keq, për t’u bërë më mirë.
Top Channel