Top Channel, rekord në “Youtube”/ Në mars 97.6 milionë shikime, 10.7 milionë orë

03/04/2020 15:33

Angazhimi maksimal i Top Channel për t’i qëndruar pranë të gjithë shqiptarëve edhe në këtë moment të vështirë me emergjencën e koronavirusit, ka sjelle një shikueshmëri rekord të programeve.

Jo vetëm në transmetimet televizive por edhe në kanalin tonë në youtube. Në muajin Mars, kanali i Top Channel që ka 1.060.000 abonentë por edhe shikues të jetë, i ka patur plot 97.6 milionë shikime dhe per te ndjekur prodhimet e Top Channel ndjekesit tane kane shpenzuar 10.7 milionë ore.

Nevoja maksimale për të qenë sa më pranë të informuar ndërsa shqiptarët në Shqipëri e kudo në botë janë në izolim, ka rritur shikueshmërinë. Këtij interesi Top Channel i është përgjigjur me një punë të madhe në volum por edhe cilësore.

Prej katër javësh informacioni ka qenë kryefjala e ekranit tonë. Edicionet informative të mbrëmjes janë zgjatur në 60 minuta me një mbulim të plotë të gjithë thellësisë së problemeve dhe gjeografisë.

Në fashot e tyre emisionet “Wake Up”, “Shqipëria Live”, “Pop Culture”, “Ftesë në Pesë”, “Fiks Fare”, “Gjurmë Shqiptare”, “Fshatrat e Shqipërisë”, “Ora e Tiranës”, “Lindje Perëndim”, “E Diell”, “Vitrina e Librit”, “Top Talk”, “Top Story”, “Top Show”, “Top News”, “Oferta më e mirë”, “Diaspora”, “Top Talent 3”, “Soiree”, “Jeho”, “Dua të të bëj të lumtur”, “Hipokrati”, “Nostalgji”, “Excluzive”, “Procesi Sportiv” “Portokalli” dhe emisioni politik “Open” kanë qenë dhe janë zgjedhja e parë e shqiptarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA