11/01 18:39
Roza Lati ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon përmes një lidhje “Skype” nga shtëpia e saj.
Moderatorja tregoi rutinën e këtyre ditëve, që në fakt po i kalon qetë, në shoqëri të katërputroshëve të saj.
E teksa në instagram poston foto “hot” me bikini nga dhoma e gjumit, Roza ndau një ndodhi shumë të lezetshme që i kishte ndodhur këto ditë.
Gjatë orarit që nxjerr xhiro qenushët e saj, moderatorja tregoi se vishet shumë sportive, madje mban edhe një shkop në dorë për të manaxhuar çdo situatë të papritur.
Mirëpo një ditë, kjo pamje u kishte bërë përshtypje edhe policëve që kontrollonin zonën aty afër, të cilët e kishin menduar “çobaneshë”, derisa ajo kishte hequr kapuçin nga koka.
Top Channel