Për herë të parë shfaqet ish-presidenti i Federatës Spanjolle pas dënimit: Puthja me Jennin? Duhej të kisha një sjellje më presidenciale
Më në fund, vijnë lajme të mira nga Turqia për gjendjen shendetësore të legjendës së kombëtares turke, Rustu Recber (i konsideruar më i miri në rolin e tij në vitin 2003), i cili u shtrua në spital disa ditë më parë i infektuar me Koronavirus
Sikurse kanë nioftuar shërbimet shëndetësore, që e kanë nën kujdes, 46-vjeçari ka nisur të përmirësohet dita-ditës, por sigurisht vazhdon të qëndrojë në izolim dhe nën mbukëqyrjen e rreptë të mjekëve. Pak ditë më pare, gjendje e tij ishte përkeqësuar, lajm të cilin e kishte shpërndarë për mediet vetë bashkëshortja e ish-portierit.
Rustu e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Fenerbahce, duke përfshirë edhe një huazim dyvjeçar nga Barelona te gjigantët e superligës turke gjatë një qëndrimi trevjeçar në Spanjë.
Rustu luajti vetëm shtatë herë me fanellën e Barçës në sezonin 2003-04. Ai u tërhoq në moshën 39-vjeçare në vitin 2012, teksa kishte shënuar plot 120 takime me Turqinë
Top Channel