Një grua ka vdekur nga koronavirusi disa orë pas lindjes së vajzës së saj në Ukrainë.
36-vjeçarja që lindte për herë të parë e identifikuar vetëm si Galina, besohet se ishte infektuar me virusin në një qendrën mjekesore të lindjes në qytetin Ivano-Frankivsk, në perëndim të Ukraines.
Zëdhënësi lokal Volodymyr Chemny tha: “Më 29 mars gjendja e gruas u përkeqësua papritur. Niveli i oksigjenit në gjak u ul shpejt, temperatura trupore u ngrit në 39 gradë Celsius. Ajo nisi të kishte probleme frymëmarrjeje dhe shpejt krijoi pneumoni. Testi i koronavirusit doli pozitiv. Po atë ditë në mbrëmje, Galina lindi beben e shëndetshme vajzë 2.5 kilogramë. Pas kësaj gjendja u bë kritike, ajo u çua me urgjencë në kujdes intensiv e u vendos në ventilator frumëmarrjeje”.
Kushërira e saj Oksana Stasevich tha: “Na thanë se ishte duke vdekur, kjo na lejoi të hynim për t’i thënë lamtumirë. Galina vdiq disa orë paslindjes së fëmijës.”
Stasevich beson se Galina u infektua me koronavirus në qendrën shëndetësore të lindjes dhe fajëson stafin për vdekjen e saj.
“Galina ishte në dhomë me dy gra të tjera që kishin temperaturë. Ajo qëndroi disa ditë në dhomë me to derisa ato u izoluan. Mjekët nuk mbajnë mjete mbrojtjeje këtu. Jam njëqind përqind e sigurtë se Galina është infektuar në spital”.
E porsalindura rezultoi negative për koronavirusin dhe është në monitorim, thanë doktorët.
Top Channel