Kufizimet për CoVid-19/ ISHSH kontrolle në fasoneri e “call center”, ndëshkohen disa biznese

03/04/2020 17:32

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, ka njoftuar se ka po vijon kryerja e inspektimeve të vazhdueshme për verifikimin dhe respektimin e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për përballimin e COVID – 19.

Në datat 1, 2 dhe 3 prill 2020 janë kryer 163 inspektime dhe 2901 monitorime.

Inspektimet dhe monitorimet janë kryer në furra buke, dyqane dhe supermarkete, fasoneri, call centers, fabrika dhe njësi prodhimi, spitale, poliklinika, qendra shëndetësore dhe ambulanca, farmaci etj.

  • 41 inspektime dhe 963 monitorime janë kryer më datë 1 prill 2020.
    • 46 inspektime dhe 860 monitorime janë kryer më datë 2 prill 2020.
    • 76 inspektime dhe 1078 monitorime janë kryer më datë 3 prill 2020.
    Gjatë inspektimeve është konstatuar se pjesa më e madhe e subjekteve të cilat vazhdonin aktivitetin respektonin masat e posaçme për situatën. Në rastet kur këto masa nuk zbatoheshin janë marrë masa administrative.
    1. ISHSH dega rajonale Durrës, ka marrë Vendim për Pezullimin e aktivitetit në një fabrikë përpunimi produktesh ushqimorë.
    2. ISHSH dega rajonale Korçë, ka vendosur 1 (një) gjobë 1 000 000 lekë ndaj subjektit A. Xh. NIPT L93710601D, aktiviteti bar kafe.
    3. ISHSH dega rajonale Shkodër, ka vendosur 3 (tre) gjoba
    • 1 000 000 lekë subjektit R. GJ. P. NIPT K66517001V, aktivitet bar kafe.
    • 100 000 lekë subjektit T. M. NIPT K37312009H, aktiviteti tregti artikujsh të ndryshëm, jo ushqimorë.
    • 500 000 lekë subjektit E. D. NIPT L06524001, aktiviteti pastiçeri.

Jemi në terren gjatë gjithë kohës për të kontrolluar respektimin e rregullave për parandalimin e COVID-19.

FRIKË ASPAK. KUJDES PO.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA