Këngëtari shqiptar publikon këngë për koronavirusin/ Frymëzimi?! Rrugët e boshatisura

03/04/2020 15:57

I ftuar në emisionint “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” këngëtari Jon Tarifa.

Joni, prej kohësh jeton në Holandë dhe së fundmi ka publikuar një këngë kushtuar koronavirusit. Frymëzimi?!

“Ishin rrugët e boshatisura”, thotë ai.

Joni sqaroi se i gjithë realizimi i këngës është bërë brenda një jave. Kënga është kënduar në gjuhën angleze, por refreni “Bota ka nevojë për ndihmë”, sipas Jonit, është pjesa më domethënëse e të gjithë këngës.

“Isha duke ecur jashtë në rrugët bosh dhe më erdhi një frymëzim. Sapo u ktheva në shtëpi fillova të luaj me disa ide në kokën time, për të bërë një këngë për këtë situatë. E gjitha më doli siç e kisha programuar. Dhe kënga është lançuar brenda javës. Kënga fillon nga qëndrimi në shtëpi dhe përfundon me falenderimin e mjekëve. Në refren them që bota ka nevojë për ndihmë”, u shpreh Joni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA