Inxhinieri i Su-57 shpjegon pse gjuajtësit e fundit rusë janë superiorë ndaj amerikanëve F-22 e F-35

03/04/2020 15:59

Kreu i zyrës ruse të dizajnit Sukhoi, Mikhail Strelets shpjegonte në një intervistë të fundit diferencat mes modelit Su-57 në lindhje me rivalët e tij amerikanë F-35 e F-22 duke thënë se në një këndvështrim të përgjithshëm, avioni rus është më i kompletuar.

Su-57 është modeli i fundit i gjuajtësit të rëndë që pason Su-27 e epokës së Luftës së Ftohtë. Ai ka hyrë në shërbim sivjet me forcat ruse dhe është avioni i katërt në botë i gjeneratës së pestë, siç njihen avionët anti-radar, pas dy avionëve të sipërpërmendur amerikanë dhe modelit kinez J-20.

Prototipiet e tij kanë bërë një numër të kufizuar operacionesh në konfliktin e Sirisë. Strelets thekson se forca kryesore e Su-57 dinamika dhe manovrueshmëria superiore në krahasim me F-22 e F-35.

“Su-57 është krijuar që në fillim si një avion i manovrueshëm me një sërë rolesh, manovrueshmëria e lartë nuk është thelbësore për vendet Perëndimore, ndërsa ne fokusohei te të dyja”, thotë ai, duke shtuar se platforma më elitare amerikane amerikane F-22 është krijuar si një model superioriteti në ajër, dhe më pas u modifikua për role të sulmit në tokë. Prandaj ai mund të përshtatet vetëm me një numër të kufizuar armësh kundër objektivave tokësorë dhe aq më pak kundër anijeve apo bunkerëve të fortifikuar.

Ndërsa modeli F-35 është i fokusuar për luftën ajër-tokë dhe ka vetëm aftësi të kufizuara për mbrojtjen në ajër.
Ai shton se ky i fundit, nuk ka turbinat shtytëse me tre drejtime si F-22 e Su-57 prandaj është i kufizuar në veprimin në shpejtësi e lartësi të mëdha.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA