Gazetarët e “luftës” kërkojnë ndihmë: Po përballemi me shkurtime pagash dhe shkurtime stafi

03/04/2020 12:05

Frikës nga Koronavirusi i është shtuar edhe frika Financiare. Mbi 6000 punonjës të medias, po përballën me njoftime për shkurtime stafi dhe pagash.

Ndërkohë që në shtete të zhvilluara, qeveritë po subvencionojnë atë, që në ditë normale quhet “Pushtet i katërt”. Le të trajtohet si “Pushtet i katërt” Media edhe në ditë lufte!

“Po kemi dëgjuar kolegë tanët që po përballen me vështirësi financiare. U kanë bërë mbledhje dhe ju kanë komunikuar përgjysmimin e rrogave.

Edhe ne njerëz jemi, kemi kredi, fatura për të paguar.

Ne jemi kameramanë lufte, jemi në vijën e frontit. Normalisht ne duhej të shpërbleheshim, por në kushtet që jemi, të paktën të mbajmë rrogat tona këtë periudhë të vështirë.

Qeveria të bëjë si bëjnë ato në Spanjë, Greqi, Itali e Mal të Zi. Subvencionon një përqindje të caktuar të të ardhurave të munguara që vijnë nga reklamat.

Ne e kemi mbajtur me thonj punën këto ditë, ndaj as që nuk duhet të diskutohet rroga”.

Top Channel