Dy infermiere të linjës së parë të luftës kundër koronavirusit kanë vdekur sot në Britani, të dyja duke lënë prapa tre fëmijë.
Aimee O’Rourke, 39 vjeçe, vdiq në spitalin e Margate, Kent, pas shfaqjes së simptomave dy javë më parë.
Ajo kishte tre vajza, Maddie, Mollie e Meghan, që e përshkruanin nënën e tyre si një ‘engjëll’ që do të mbajë përgjithmonë kurorën e sistemit shëndetësor.
Disa orë më vonë Areema Nasreen, 36 vjeçe, vdiq në kujdesin intensiv në spitalin Walsall Manor në Anglinë qendrore, ku dhe punonte.
Ajo i diagnostikua me infeksionin në fund të marsit. Të dyja infermieret ishin vendosur në ventilues frymëmarrjeje por nuk mund të shpëtoheshin, duke e çuar në shtatë tashmë numrin e punonjësve të shëndetësisë të vrarë nga virusi në Britani.
Kur zonja Nasreen u diagnostikua fillimisht, motra e saj paralajmëroi në një intervistë se nuk janë vetëm të vjetrit të rrezikuar, duke thënë se motra e saj ishte e shëndetshme dhe e stërvitur.
“Motra ime që është në linjën e parë të luftës kundër sëmundjes dhe ka ndihmuar kaq shumë njerëz, tani ka marrë virusin. Ajo është në gjendje kritike, duke luftur për jetën me një ventilator frymëmarrjeje. Duhet ta dinë të gjthë se sa e rrezikshme është kjo”, shkruante ajo.
Top Channel