Pas thirrjes së bërë nga Top Channel se në qendrat e dhurimit të gjakut ka nevojë për të dhuruar gjak, për të sëmurët ka reaguar Kisha Katolike, Shën Marku në Ulëz.

E drejtuar nga famulltari Dom Ambroz Demaj, ky i fundit u ka bërë thirrje besimtarëve të dhurojnë vullnetarisht gjak për të sëmurët që kanë nevojë.

Kanë qenë 27 banorë të zonës që sot janë mbledhur pranë kishës së Shën Markut në Ulëz, duke bërë edhe dhurimin e gjakut për të sëmurët.

Kanë qenë specialistët e qendrës së dhurimit të gjakut në Tiranë që kanë bërë të mundur kontrollin e më pas marrjen e gjakut të banorëve të Ulzës të cilët ishin organizuar ditën e sotme.

Top Channel