Sportet dhe aktivitetet e tjera fizike janë të rëndësishme për të forcuar sistemin imunitar.

Sipas mjekëve ata që kanë një sistem të fortë imunitar natyror kanë shanse të mira që në rast infektimi me virusin të kenë vetëm simptoma të buta. Meqenëse ende nuk ka ndonjë vaksinë apo trajtim mjekësor për COVID-19, trupit duhet ta mposhtë vetë virusin.

Dhe sporti mund ta ndihmojë atë ta fitojë këtë betejë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që të rriturit të bëjnë çdo javë të paktën 150 – ose, dhe më mirë akoma, 300 – minuta aktivitet fizik aerobik me intensitet të moderuar, në mënyrë që të rrisin aftësitë e organizmit për luftimin e rreziqeve prej sëmundjeve të zemrës, diabetit, tensionit të lartë , kancerit dhe depresionit. Kjo këshillë është edhe më e rëndësishme gjatë një pandemie.

“Sporti është i dobishëm për shëndetin, madje edhe tani,” thotë prof. Jonas Schmidt-Chanasit për DW. Virologu, i cili punon pranë Institutit Bernhard Nocht për Mjekësinë Tropikale në Hamburg paralajmëron se “situatat me stres të lartë mund të shkaktojnë infarkte në zemër ose hemoragji cerebrale” ndër ata që janë në vetëizolim në shtëpi dhe nuk bëjnë asnjë lloj ushtrimi fizik.

Ndërkohë, sipas ekspertëve, aktivitetet sportive në natyrë, në pjesën dërrmuese të rasteve nuk dëmtojnë, nëse ruhet një distancë prej disa metrash. Por mos prekni kurrsesi veglat sportive në park dhe lani duart pas stërvitjes, këshillojnë ata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA