“O Zot të lutem në gjunjë”/ Rama i kthehet PD: Gjynah ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!

02/04/2020 11:33

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në twitter sa i përket një deklarate të PD sot .

Në një intervistë për gazetën sportive “TuttoSport”, kryeministri Edi Rama rrëfeu se vite më parë është arrestuar nga policia Italiane për shkak se kundërshtoi një efektiv policie, teksa kishte shkuar të shihte ndeshjen e Juventusit.

Mbi deklaratën në fjalë reagoi ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, i cili ka publikuar formularin e dekriminalizimit të Ramës, teksa evidenton se ai nuk e ka përmendur në asnjë vend këtë arrestim, që sipas tij përbën vepër penale.

  Arrestimi i Ramës në Bolonja, Bylykbashi: Kryeministri të sqarojë nëse ka gënjyer, ose të veprojë Ligji i Dekriminalizimit

Ndërkohë për këtë Rama ironizon: O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës!

Statusi i Ramës

O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!

Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA