Infermieri italian mbyt të dashurën doktoreshë pasi e akuzoi se i kaloi koronavirusin

02/04/2020 15:58

Një infermier në Itali ka vrarë të dashurën e tij doktoreshë dhe më pas i tha policisë se e sulmoi pasi besonte se prej saj u infektua me Covid-19, thanë prokurorët.

Doktoresha në stazh Lorena Quaranta, 27 vjeçe, u gjet e vdekur pasi i dashuri i saj Antonio De Pace raportohet se thirri policinë për të treguar se e kishte vrarë.

Ata të dy punonin në Messina të Siçilisë.

Kur erdhi policia De Pace kishte prerë dhe damarët e tij por u shpëtua nga kolegët Lorenas në spital. Ai u kishte thënë policëve të shtangur: “E vrava se më dha koronavirusin”.

Autoritetet dyshojnë versionin e De Pace pasi pas testimeve të para, as ai e as e dashura e tij e ndjerë nuk kishin virusin.

De Pace është bërë objekt urrejtjeje në mediat sociale që prej lajmit të vdekjes së doktoreshës dy ditë më parë.

Lorena para pak vdekjes së saj kishte pastuar një lajm mbi 41 doktorë italianë të vdekur nga koronavirusi.
“Të kujtojmë ata që i dedikojnë jetën e tyre kujdesit ndaj të sëmurëve. Të jemi të bashkaur duke respektuar familjen e vendin duke qëndruar në shtëpi”, shkruante ajo.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA