“Gjuha e urrejtjes e Xhaçkës”/ Reagon Alibeaj: SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm ta lënë karantinën dhe të nisin menjëherë hetimin

02/04/2020 15:19

Pas reagimit të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka mbi paralajmërimin e PD-së se do të dorëzojë kallëzim penal ndajsaj dhe të gjithë institucioneve të përfshira në tenderin 1.5 milionë eurosh për kompaninë e ushqimeve është kundërpërgjigjur ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

Ju kujtojmë se më herët, Enkelejd Alibeaj tha se tenderi 1.5 milionë euro për kompaninë “Eurovia shpk” që shpërndan ushqimet për familjet në nevojë, tregon se Rama dhe Xhaçka favorizojnë miqtë e tyre.

Pak minuta më parë, përmes një deklarate për shtyp, Alibeaj tha:

Kemi 3 ditë që i kërkojmë qeverisë të bëjë transparencë për tenderin 1,5 milionë euro të ushqimeve, të bukës suaj.

• Pse ky tender iu dha një kompanie kompjuterash në Maqedoni?
• Kush fshihet pas saj?

Për 3 ditë Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtën. Asnjë fjalë, asnjë përgjigje.

Sot, pas 3 ditësh, në vend të transparencës, Xhaçka sulmoi me gjuhë urrejtje opozitën. Ju të gjithë e dini thënien “mbrojtja më e mirë është sulmi.

Por sulmi me shpifje vetëm zbulon sa nervozë janë Rama dhe Xhaçka.

Zbulon se po fshehin të vërtetën e skandalit me 1,5 milion euro të shqiptarëve, për ushqimet e njerëzve në nevojë, që i janë dhënë një kompanie kompjuterash pa asnjë lidhje, në Maqedoni.

Rama dhe Xhaçka e kanë për detyrë t’u përgjigjen pronarëve të 1,5 milonë eurove, që jane taksapaguesit shqiptarë:

1. Pse, mes 35 000 kompanive shqiptare që merren me furnizimin e ushqimeve, zgjodhi për t’i dhënë 1,5 milionë euro, kompanisë së kompjuterave nga Maqedonia?
2. Pse ia dha tenderin një kompanie maqedonase, e cila shtoi si subjekt tregtinë e ushqimeve vetëm 6 ditë para tenderit?
3. Kush fshihet pas kësaj afere? Kush po përfiton në kurriz të njerëzve në nevojë?

Asnjë sulm me gjuhë urrejtje dhe asnjë shpifje kundër opozitës që po mbron interesat e shqiptarëve, nuk mbulon apo justifikon abuzimet me paratë e shqiptarëve në këtë kohë lufte.

Vjedhja dhe abuzimi me paratë dhe bukën e shqiptarëve duhet të marrin ndëshkimin e merituar. SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm duhet ta lënë karantinën dhe të nisin menjëherë hetimin e kësaj çështje.
  PD deklaroi se do ta kallëzojë në SPAK, reagon Xhaçka: Hiqni pizhamet dhe na ndihmoni në terren

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA