A mundet që një varëse me formë koronavirusi të veprojë si “talisman” dhe të ruajë mbajtësin e saj nga pandemia vrasëse?

Një prodhues artikujsh argjendarie mendon pikerisht kështu teksa fotot e aksesorit tëri u bënë — ahem — (virale) në mediat ruse, duke sjellë reagime nga më të ndryshmet nga publiku. Pavel Vorobyov, argjendar nga Kostroma, 335 kilometra në verilindje të Moskës insiston se varësja e tij është një gjest mbështetjeje për doktorët, dhe jo një mundësi përfitimi në shfrytëzim të krizës.

“Qëllimi dhe misioni ynë është mbështetja ndaj doktorëve. Kjo mund të jetë një talisman ose hajmali, një simbol firoreje ndaj virusit”, tha ai.

Vorobyov shton se ishte diçka “natyrale” pasi firma e tij Doctor Vorobyov ka një stil mjekësor bizhuterish. “Nisëm të punonin mbi këtë sapo dëgjuam për virusin, para se të vinte në Rusi”.

Ai shton se kanë shpërndarë deri tani 1,000 copë në të gjithë globin, që kushtojnë 1,000 rubla ($12) secila. Ai shton se janë bërë me argjend të pastër, i cili sipas legjendave “vret të gjitha mikrobet, madje edhe vampirat”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA