8 vjeçarja vdes nga ‘simptoma pneumonie’ disa orë pas testit të koronavirusit

02/04/2020 22:07

Një vajzë tetë-vjeçare ka vdekur pasi vuajti nga ‘simptoma pneumonie’, disa orë pasi kreu testin për koronavirusin e ri.

Addison Pope, nga Texas, vdiq mbrëmë në spitalin e fëmijëve Fort Worth. Ajo ishte çuar më herët në qendrën lokale mjekësore ku doktorët i bënë testin e epidemisë vrasëse pasi shfaqte simptoma të ngjashme me ata që vuajnë nga koronavirusi.

Stafi mjekësor tha se e kishin trajtuar Addison me të gjitha masat paraprake për ndalimin e përhapjes së infeksionit por humbi jetën disa orë në vonë ende pa u diagnostikuar. Zëdhënsi mjekësor i spitalit tha me shumë gjasa testi i saj do të rezultojë negativ pasi citoi “disa arsye të tjera shëndetësore për parashikimin e bërë”.

Doktorët thanë se nuk mund të zbulonn të gjithë historinë mjekësore të Addison për arsye privatësie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA