Situata e rënduar nga reshjet e dëborës gjatë natës së kaluar dhe ditës së sotme çoi në bllokim të njësive administrative Ostren dhe Trebisht, gjë që ka sjellë vështirësi serioze tek banorët.
Nisur nga kjo situatë e rënduar nga reshjet Bashkia Bulqizë ka marrë masa për hapjen e rrugëve kryesore që lidhin njësitë administrative me atë nacionale. Lidhur edhe me situatën e fundit të virusit Covid-19 Bashkia Bulqizë ka bërë të mundur dërgimin e pakove ushqimore për banorët në nevojë.
Për monitorimin e situatës së rrugëve dhe shpërndarjes së ushqimeve ishte edhe vetë kryetari i bashkisë Bulqizë Lefter Alla ku u kërkoi banorëve që të mos lëvizin nga shtëpia, pasi do jetë bashkia ajo që do t’iu vijë në ndihmë për çdo problem.
Top Channel