Patrullat e Forcave Shqiponja, kanë shoqëruar mesditën e djeshme disa sirianë. Burime për Top Channel, bëjnë me dije se të gjithë patrullat e policisë, janë porositur që në rast se konstatojnë sirianë që ecin nëpër rrugë të bëjnë verifikimin e tyre nëse ata rezultojnë që qëndrojnë në qendrën e hapur të Azil-Kërkimit në Babrru, apo nëse kanë ardhur për herë të parë në Shqipëri dhe nuk janë regjistruar.
Në rast se ata konstatohen se qëndrojnë në Babrru, sirianët mund të lëvizin gjatë ditës, për shkak sepse është një qendër e hapur, por duke qenë se jemi në situatën aktualë me Covid-19, policia, bën shoqërimin e tyre përsëri atje, me qëllim uljen e rrëzikut të prekjes së tyre apo qytetarëve të tjerë me këtë virus.
Në rast ata rezultojnë të paregjistruar në këtë qendër, çohen në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Emigracionit ku edhe pyeten nëse do të bëjnë kërkesë për azil apo do të bëjnë kthim vullnetar.
Top Channel