
Ajo quhet Maria Liman, është modele ruse, tifoze e zjarrtë e Chelseat të Londrës dhe u bë e famshme gjatë Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, ndërsa tani ndiqet nga miliona fansa në rrjetet sociale dhe është bërë pjesë e shumë fushatave publicitare të kompanive të modës.
Megjithatë kohën në karantinë nuk po e kalon mirë as Maria, që ka postuar një set fotografik në Instagram dhe ka “bërë apel” për gjetjen e një njeriu që t’i bëjë shoqëri këto ditë dhe ta ndihmojë të “mposhtin koronavirusin”.
“Bukuroshja e fjetur po kërkon një princ. Ku është ky kurajoz, që do të më ndihmoj të mposhtim koronavirusin?”, shkroi Maria Liman në Instagram, duke nxitur reagimin e qindra mijëra fansave, që u shprehën të gatshëm t’i bëjnë shoqëri.
Top Channel