Fotografi Jacques-Andre Dupont, kapi keto pamje në rezervatin kombëtar Maasai në Kenia ku të vegjëlit e gepardit duken qartë të pajisur me një kreshtë qimesh të bardha, e cila është një formë natyrale kamuflazhi që imiton nuselalën vendase, një nga gjitarët më të guximshëm për masën e saj, që dhe kafshët më të forta të xhunglës nuk i afrohen dot.

Femrat e gepardëve lindin këlyshët për 92-95 ditë dhe zakonisht tre deri në pesë njëherësh. Ata nisin të ecin pas afro dy javësh por prej rreziqeve që u kanosen femra duhet t’i zhvendosë ata në një fole të re çdo dy-tre ditë.

Por kamuflazhi i tyre bën që në distancë këlyshët të duken si nuselala e rritur, e njohur ndryshe si ratel, e cila është një nga kafshët më agresive dhe më të papreferueshme për t’u ndeshur në xhunglën afrikane.

Gepardët e vegjël nuk mund të gjuajnë deri në gjashtë muaj dhe gjahun e tyre të parë e vrasin rreth moshës 15muajshe. Ata rrinë në familje rreth dy vjet madje edhe kur rriten shoqërohen me motrat e vëllezërit e tyre.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA