Koronavirusi vret katër pasagjerë në kroçerën e bllokuar në ujërat e Panamasë

01/04/2020 19:14

Katër njerëz raportohet se kanë vdekur në një kroçerë të bllokuar në ujërat e Panamasë pas përhapjes së koronavirusit në bord.

Rreth 130 njerëz mes të bllokuarve në bordin e anijes turistike MS Zaandam, kanë shfaqur simptoma gripi dhe kompania operuese Holland America, konfirmoi se të paktën dy kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit.

Pasagjerët nuk mund të dalin prej ditësh nga kabinat e tyre.

Ndërkohë nuk është bërë e ditur mosha dhe kombësitë e katër të vdekurve, por sipas fjalëve ishin “pasagjerë të moshuar”.

Anija ka qenë duke lunduar rreth Amerikës Jugore dhe duhet të kalonte në kanalin e Panamasë për të arritur në Fort Lauderdale, Florida.
Por asaj iu mohua kalimi nga autoritetet në Panama, të cilat kanë ndalular çdo mjet me raste të konfirmuara koronavirusi.
Në bord janë 1,243 pasagjerë dhe 586 ekuipazh, ku përfshihen katër doktorë e katër infermiere.

Pasagjerët u njoftuan në fundjavë për vdekjet me anë të sistemit qendror të zërit.

Zaandam ishte nisur më 7 mars nga Argjentina dhe do të përfundonte lundrimin e saj rrethor në San Antonio, Kili, më 21 mars.
Asnjë nuk ka zbritur prej saj që para dy javësh në një ndalesë në Punta Arenas në Kili.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA