E gjithë bota është vendosur në një luftë të përbashkët ndaj koronavirusit. Jo shumë larg nesh, në Itali, ky virus po gjen terren dhe po merr mijëra jetë njerëzish. Sipas raportimeve të fundit numri i viktimave përtej Adriatikut, ka shkuar në 12.428 persona, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 66.889 persona, shkruajnë mediat e huaja.

Mirëpo, vendi ynë, nga të paktat vende në Evropë, është solidarizuar me situatën në vendin fqinj dhe ka dërguar në drejtim të saj 30 punonjës të personelit mjekësor. Po me veprim solidar ka vijuar edhe Bashkia Kavajë, e cila është “veshur” me ngjyrat e flamurit italian.

Foto është ndarë në rrjetet sociale nga kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali ku bashkëngjitur fotos ka shkruar: “Miqtë janë për ditë të vështira. Bashkë #dojadalim”. Në Kavajë deri tani janë raportuar katër persona të prekur nga sëmundja, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA