Borë në pranverë, ja si u zbardhën disa nga qytetet e Shqipërisë sot (Fotot)

01/04/2020 19:16

Edhe pse jemi në pranverë, ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e dendura të dëborës. Kryesisht zonat e prekura nga reshjet e dëborës kanë qenë Veriu –Lindja dhe Jug-Lindja e Shqipërisë.

Reshje dëbore ka pasur dhe në qytete të tjera si Dibër, Burrel, Has, Tropojë e Korçë, Librazhd, etj.

Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion lidhur me situatën e rrugëve në ato zona të vendit që sot u zgjuan të zbardhura nga dëbora. ARRSH bën me dije se reshje të dendura bore ka pasur kryesisht në veri si në: Dibër, Tropojë, Peshkopi, Pukë, Kukës, Shkodër e pjesërisht në Lezhë.

“Nga ana e kontraktorëve është punuar dhe po punohet për shpëndarjen e kripës dhe pastrimin me borëpastrueset për sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjithe akset.
Në Qarkun e Dibrës trashësia e borës arrin në 40 cm”, – thuhet në njoftimin e ARRSH.

Autoriteti Rrugor iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë në disa akse rrugore problematike.

“Në segmentet Kuben-Vasie, në pjesën fundore në lartësinë mbi 1000 m, te Kalaja e Dodës për shkak të ngricës dhe borës, që vazhdon me erë, rekomandohet përdorimi i zinxhireve. Në Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve.
Në segmentet e Tropojës, në B. Curri-Valbonë trashësia e borës është 40 cm, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në të gjitha segmentet e tjera, me gjithë reshjet e borës që vazhdojnë, po punohet nga kontraktorët dhe qarkullimi kryhet normalisht.

Në këtë situatë rekomandohet që përdoruesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, duke respektuar sinjalistikën rrugore të ulin shpejtësinë  për shkak të ngricave dhe lagështirës në rrugë “, sqaron ARRSH.

FOTO GALERI
7/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA