Ditën e sotme, në faqen e parë të gazetës sportive italiane “Tuttosport” gjendet një foto e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Cristiano Ronaldo-s
Krahas fotos, në titullin kryesor të gazetës citohet një fjali e Ramës: Jam tifoz me Italinë dhe Juventusin.
Kryeministri i vendit dha për gazetën sportive një intervistë të shkurtër, dy minuta e 20 sekonda ku tema kryesore ishte dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, për të përballuar emergjencës e koronavirusit.
“Ne ndihemi pjesë e shtetit tuaj. Virusi mposhtet me metodën Sachi (ish-trajner i Milan-it). Të mëdhenjtë vendosen në shërbim të grupit. Ronaldo dhe Buffon-i janë njerëz që i admiroj sepse kanë një shpirt të madh”, tha Rama për “Tuttosport”.
Top Channel