Rritet bilanci në Turqi/ Nis Fushata Kombëtare e Solidaritetit, Erdogani dhuron shtatë muaj të pagës

31/03/2020 10:29

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka filluar Fushatën Kombëtare të Solidaritetit për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), duke dhuruar shtatë muaj të pagës së tij për iniciativën, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka filluar Fushatën Kombëtare të Solidaritetit për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), duke dhuruar shtatë muaj të pagës së tij për iniciativën, raporton Anadolu Agency (AA).erdogan lufte

“Unë po e filloj fushatën personalisht duke dhuruar pagën time shtatë muajshe”, tha presidenti Erdoğan në fjalimin e tij para kombit.

Erdoğan theksoi se anëtarët e kabinetit në qeveri dhe ligjvënësit po ashtu kanë dhuruar 5.2 milionë lira turke (791 mijë dollarë) në fushatë.

Ai shtoi se Turqia gëzon pajisje më të mira mjekësore në krahasim me vendet e tjera që luftojnë koronavirusin.

“Turqia po hap me shpejtësi spitale të reja përderisa po ashtu forcon ato ekzistuese. Ne jemi të vendosur të përdorim të gjitha mjetet për të frenuar përhapjen e koronavirusit”, tha presidenti turk.

Ne raportimin e fundit Ministria e Shëndetësisë e Turqisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 37 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 168. Sipas ministrisë turke, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 10.827, me 1.610 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Top Channel