Prej disa orësh në zonën neutrale, merr fund bllokimi i 60 shqiptarëve në Kakavijë

31/03/2020 19:22

KAKAVIJË- Ka marrë fund bllokimi i 60 shqiptarëve që ishin bllokuar në zonën neutral me Greqisë dhe Shqipërisë në Kakavijë.

Pala greke kishte lejuar shqiptarët që të kalonin në doganën e tyre por më pas është hasur vështirësi në palën shqiptare ku u është dashur që të presin për disa në zonën neutrale, por më pas kjo është zgjidhur dhe ata kanë kaluar kufirin.

Bllokimi i shqiptarëve në doganën e Kakavijë ka ardhur për shkak të masave të ndalim qarkullimit dhe mbylljes së kufijve në kuadër të frenimit të përhapjes së CoVid-19.

Në pikat kufitare lejohen vetëm kamionët e mallrave kurse qeveria ka organizuar një operacion riatdhesimi me rreth 1370 shqiptarë.

Ndërkohë ende nuk dihet se si 60 shqiptarët do të shpërndahen në banesat e tyre për shkak se qarkullimi është i ndaluar.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA