TIRANË- Institucioni i Presidentit te Republikës ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar italian në shenjë solidariteti me Italinë që po kalon momente tepër të vështira për shkak të pandemisë COVID 19.

Së fundmi Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 12428, që do të thotë janë 837 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 4053 duke e çuar në 66889 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 19259 dhe 5607 janë në gjendje kritike.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 40663. Ditën e djeshme numri i viktimave ishte 812 ku sot rezulton të jetë rritur me 25 humbje jete më shumë.

“Itali, ne jemi me ty! Të bashkuar do t’ja dalim! Gjithçka do të shkojë mirë” shkruan Meta.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel