Kryeministri Edi Rama në një intervistë “Agora” në Rai 3, foli për nisjen e personelit mjekësor prej 30 vetësh.

“Dikush ka komentuat prsh, siç ju e keni thënë se nuk jeni një vend i pasur, por gjithësesi na ndihmuat, ndërkohë që përshembull Gjermania pavarësisht se ka ndihmuar në mjekimin e mjekëve tanë s’ka qenë dhe aq bujare. Si e shikoni europën si nje vend ku do doni të hyni”, e pyeti moderatorja Ramën.

“Ajo që ndodh në Evropë në përgjithësi, nuk ishte se pritej që ta nxirrte në pah ky virus, është humbje e kujtesës se pse vetë Evropa është krijuar si një hapësirë, paqeje, bashkëpunimi. Të shohësh Italinë në një situatë të tillë të bën të ndihesh keq, por nga ana tjetër jemi përballë një armiku që na ka sulmuar të gjithëve. Është shtëpia jonë e përbashkët që digjet dhe nuk mund të rrimë të gjithë të mbyllur në dhomën tonë dhe të iluzionojmë që nëse digjet një dhomë nuk do të djegë tjetra.

Njerëzit duhet të rrinë në shtëpi, por shtetet nuk duhet të rrinë në shtëpi, duhet të projektojnë kundërsulmin. Nuk mund të fitohet një luftë botërore nëse shtetet nuk rrinë në shtëpi si njerëzit”, tha Rama.

“Edi Rama lider i botës më duket se ka thënë gjërat me direkte se ato që kemi dëgjuar këto ditë”, u shpreh moderatorja Serena Bortone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA