Ulja e pagave në masën 70% për futbollistët te Barcelona krijoi shumë zhurmë në mediat spanjolle aq sa u tha se Messi me shokë nuk ishin dakort për një reduktim kaq të lartë.
Por këto zëra kanë qenë më shumë thashetheme sesa të vërteta dhe gjithçka është konfirmuar nga presidenti Josep Maria Bartomeu, madje sipas këtij të fundit kapiteni Messi ka qenë futbollisti i parë që e ka propozuar vetë uljen e pagës në masën 70% në mënyrë që puntorët e klubit të paguhen plotësisht.
Në një intervistë për mediet spanjolle, presidenti Bartomeu ka sqaruar atë çka ka ndodhur brenda klubit në lidhje me këtë çështje. Messi ka treguar menjëherë gatishmërinë për uljen e rrogave dhe tregon se ata janë acaruar nga fjalë të thëna nga njerëz brenda dhe jashtë klubit.
“Messi më tha që ditën e parë se kjo ulje duhet bërë. Propozimi erdhi nga kapitenët. Është një gjest, që tregon përkushtimin e tyre ndaj klubit. Ndoshta lojtarët janë irrituar prej fjalëve të thëna nga njerëz brenda dhe jashtë klubit, të cilët nuk i dinë të gjitha. Negociatat janë bërë vetëm nga unë dhe Oscar Grau dhe ne nuk kemi thënë asnjë fjalë”, përfundoi kreu i klubit katalanas.
Top Channel