Manipuluesi serial Michael Walker – rreshter i ushtrisë së SHBA – i tha Alisia Jackson se jeta e tyre do të ishte më mirë po të hiqnin qafe gruan e tij, 38 vjeçaren Catherine Walker.

Ai u lidh me Jackson pasi ishte stacionuar me punë ne Hawaii, dhe i tha se kërkonte divorcin nga gruaja por nuk mund ta përballonte financiarisht. Për ta bindur atë të kryente aktin fatal Walker i tha se Catherine kishte një sigurim jete prej $400,000 të cilin ai mund ta merrte nëse e shoqja vdiste.

Jackson, e cila kishte probleme të shëndetit mendor, i pranoi sugjerimet e tij dhe së bashku komplotuan për të vrarë Catherine në krevat teksa flinte, në shtëpinë e kampit ushtarak në Aliamanu.

Çifti hartoi një kod djallëzor për të fshehur qëllimet e tyre.
Në tetor 2014, viti kur ndodi vrasja, Walker i dërgoi Jackson një mesazh ku thuhej, ‘Të dëshiroj aq shumë!!! Vetëm nëse do të hiqej qafe dikush!’

Disa javë më vonë teksa planifikonin si do të kryenn vrasjen Jackson i tha atij se ishte “e etur për veprim”.
Walker u përgjigj: “Sa më shpejt aq më mirë.”

Ata ranë dakord ta bënin të dukej si një grabitje e shkuar keq dhe Walkers i tregoi të dashurës se ku gjendej çelësi i shtëpisë.

Natën e caktuar ajo hyri në shtëpi dhe sulmoi me thikë Catherine teksa ishte në gjumë duke e goditur në kurriz e në qafë.

Walker u kthye atë natë në shtëpi kur “gjeti” gruan që ia kishin vrarë dhe lajmëroi policinë. Por pa shenja thyerje ne shtepi hetuesit shpejt kuptuan se ishte një punë e brendshme dhe Walker e Jackson u arrestuan.

Gjatë gjyqit në 2015, Jackson tha se kishte qëlluar për vdekje Catherine dhe kishte qëndruar aty derisa kishte vdekur.
Avokati i saj tha se Jackson ishte diagnostikuar me çrregullim skizofrenik dhe prej disa kohësh nuk kishte marrë ilaçet prej një boshllëku në sigurimet shëndetësore.

Në shkurt të këtij viti, Walker u dënua me 35 vjet burg për komplotin e tij dhe gjykatësi tha se ai do të dënohej më shumë se Jackson sepse kishte orkestruar gjithçka.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA