Avokat Spartak Ngjela ishte i ftuari i fundit për sonte në Open në Top Channel ku me anë të një lidhje skype foli për faktin që bota ishte e papërgatitur për këtë pandemi.

“Në materialin e dhënë për fjalimin e Bill Gates tregon që ky i fundit është një njohës i tregut. Gates është një njohës psikologjik i tregut. Edhe ky nuk është parashikim i filxhanit të kafesë. Është një rezultat i dalë nga studimet shkencore”- tha Ngjela.

“Ka dalë proteina e virusit. Nuk jam ekspert por konstatoj që shkenca është e shqetësuar nga Covid-19. Shikoj si zgjidhje masat, pra izolimi që po bëhet në mbarë botën”- shtoi Ngjela.

Top Channel