Duke pasur parasysh që këtë periudhë karantinimi shumë prej personave po e kalojnë duke përdorur celularët, laptopet, kompjuterat dhe televizorët, jemi ndaluar të flasim me okulistin Nandon Qafa, i cili na ka treguar më tepër rreth rrezikut që ka shikimi gjatë kësaj periudhe.
Doktor a mund të merret Covid-19 nga syri?
“Covid-19 është një virus që merret edhe nga sytë se deri tani ne jemi fokusuar te goja hunda duke mbuluar pjesë të caktuar mirëpo është mëse e ditur që Covidi merret me kontaktim dhe konjuktiven me pjesën e jashtme të syve dhe për këtë doja të theksoja një vëmendje dhe një kujdes edhe në këtë drejtim”.
A mendoni se qëndrimi në shtëpi I ka bërë personat të kalojnë më shumë kohë që nga fëmijët deri te më të rriturit, me celularët, laptopët apo tv dhe sa do të ndikojë kjo gjatë kësaj periudhe?
“Kuptohet që është një rritje e periudhës dhe orareve që ne shpenzojmë në smartfonet celularë dhe kompjuterat tanë ca për punë dhe ca per të kaluar kohën dhe kjo ka sjellë një rritje të stresit viziv gjatë kësaj periudhe. Kjo do të thotë që ne nga mëngjesi në darkë shpenzojmë më shumë kohë dhe lodhja muskujve të syrit, stresi që I krijohet syve në kontakt të afërt me këtë teknologji pra me ekranet që në një farë mënyre janë dhe dritë artificiale që na vjen në sy është më e theksuar”.
Po ju a ju ndodh të ju telefonojnë dhe të ju pyesin për Covid 19 dhe si ka vijuar puna juaj këto ditë, a është ajo në ritmin e një dite normale?
“Patjetër që puna nuk është në ritmin normal ashtu siç dhe kemi sugjerimet nga shoqëria europiane ne kemi bërë një stop të të gjithë punës sonë të përgjithshme rutinë, pra vizitat të cilat nuk janë urgjente janë pezulluar për momentin dhe ne punojmë vetëm me urgjencat që mund të jenë të syve duke përfshirë traumat e syve që në këto moment fatmirësisht janë më pak sepse njerëzit nuk punojnë”.
Top Channel