A është vaksina 100 vjeçare e tuberkulozit zgjidhja kundër koronavirusit?

30/03/2020 18:29

Studiuesit australianë po verifikojnë testimin njerëzor në shkallë të gjerë për të parë nëse një vaksinë e përdorur prej dekadash për të parandaluar tuberkulozin mund të mbrojë punonjësit e kujdesit shëndetësor nga infektimi me COVID-19.

Testi i vaksinës Bacillus Calmette-Guerin (BCG) do realizohet mbi 4,000 punonjës të shëndetësisë në spitalet anekënd Australisë për të përcaktuar nëse mund të reduktojë vërtet simptomat COVID-19, thanë ekspertët e Institutit Kërkimor Murdoch në Melbourne.

“Megjithëse u krijua fillimisht kundër tuberkulozit dhe ende u jepet për këtë qëllim mbi 130 milion bebeve çdo vit, BCG gjithashtu rrit imunitetin” dhe mund t`i vijë sidomos në ndihmë atyre që janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin, tha drejtuesi kryesor I studimit, Nigel Curtis.

“Shpresojmë të shohim një ulje të ashpërsisë së simptomave të COVID-19 tek personat të cilëve do t`iu administrohet kjo vaksinë”, shtoi ai. testimi do të nisë brenda pak javësh me shpresën e madhe që të japë rezultat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA