Koronavirusi ka “mbërthyer” lirinë tonë por jo rubrikën “Përputhen” në ekranin e “Top Channel”. Të gjithë ne i kemi bërë të njëjtën pyetje vetes, baret e restorantet e mbyllura, lëvizjet janë të bllokuara, po ku do të takohen konkurentët e përputhen? Mirëpo për këtë kishte menduar produksioni i emisionit “E Diell”, të cilët kishin vendosur që takimet të bëheshin në karantinë, më konkretisht tek shtëpitë e konkurrenteve
Ndërsa për sa i përket prezencës së djemve ajo ishte asociuar me anë të një “letre”. Djemtë e përzgjedhur këtë javë, kishin shkruar një letër dedikuar vajzave që mendohej që do të ishte romantike, por jo e gjitha shkoi siç pritej. Në momentin që Erditi, i zgjedhuri i Inës për këtë javë, pritej që të shkruante një letër romantike dedikuar asaj, ai kishte shkruar një letër tek “fyente” Gerin në lidhje me arsimimin e tij. Kjo gjë e revoltoi jo pak Inën, e cila vendosi përfundimisht për t’i mbyllur çdo mundësi Erditit për një vazhdimësi së bashku.
Ina: Ti i thua Gerit ke tetë klasë shkollë, ndërkohë ti je 31 vjeç dhe akoma nuk je diplomuar akoma tek njëra dhe ke ndërruar tre shkolla Erdit. Kështu që unë mendoj që mere njëherë diplomën e parë për vete dhe më pas gjyko të tjerët. Edhe ato që ngarkojnë shkarkojnë nuk ke pse t’i se ka nevojë edhe për elektricist, edhe për hidraulik, edhe për avokatë, edhe për të tjerë, e të tjerë, e të tjerë. Kështu që ti nuk mund të ofendosh jo vetëm Gerin, por edhe të gjithë njerëzit që ne na ndjekim me batutat e tua sepse nuk ke asnjë të drejte këtu.
Erdit: Ja ktheva në atë lloj mënyre sepse kishte folur në takim se mua më vjen gjynah për Erditin. Erditi nuk është as invalid as sakat as lypës, që t’i vijë gjynah Gerit apo ndonjërit tjetër për mua. Çfarë do të thotë i vjen gjynah? Përse i vjen gjynah atij për mua? Nuk është nevoja që të bëj avokaten Ina tani.
Ina: Unë nuk bëj avokaten e asnjeri sepse të gjithë le të mbrohen vetë. Unë kuptova në atë që the ti se çfarë njeriu je ti. Se çfarë njeriu është Geri e njoh Gerin unë, se kush është dhe nuk pyes për opinionin tënd për Gerin. Ama unë kuptova se çfarë njeriu je ti me atë letër. Me atë episod dhe më vonë me atë letër që e shfrytëzove për të dalë i larë në publik. Të them dhe diçka Erdit që të ta them, meqenëse si ke mbaruar të treja shkollat dhe ende nuk ke asnjë diplomë: Nuk ngrihet imazhi yt duke ulur imazhin e një personi tjetër dhe këtë mbaje mend mirë.
Top Channel