Për familjet që ndodhen në vështirësi të mëdha, në këto kohë krizash të mëdha, vështirësitë bëhen të papërballueshme.

Ne ndodhemi në lagjen “5 Maji” të Elbasanit në familjen e Sajmir Kaçit, burrë e grua së bashku me dy fëmijë jetojnë vetëm me kempin e fëmijës së vogël i cili është tre vjeç dhe dy herë është operuar nga zemra, ndërkohë kryefamiljari e ka të pamundur të punojë sepse edhe ai është më probleme shëndetësore. Gjendja e familjes është kjo që do të shohim bashkë.

Këto që shihni janë ushqimet me të cilat kjo familje përpiqet të mbajë frymën gjallë. një pjesë e mirë të dhëna nga njerëzit, ndërsa pjesa tjetër aq sa teprojnë nga kempi i djalit, pasi paguhet qiraja e kësaj banese në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Familja sot më shumë se kurrë ka nevojë për ndihmë, për një banesë mbi të gjitha, pa lagështirë, në mënyrë që ky fëmijë të mos ketë probleme të shtuara shëndetësore, përveç atyre që ka pasur që nga lindja.

Mirelit të vogël i duhen këto ilaçe për të mbijetuar, ndërsa vëllai i tij 5 vjeçar Florjani ka vetëm një dëshirë. Ne u përpoqën ti dhuronim ti dhuronim disa lodra, ndërsa Florjani ka një tjetër dëshirë.

Kjo është një kohë e vështirë për të gjithë, por kjo familje vështirësitë i ka pjesë të zakonshme të jetës së saj ndaj dhe shpresojnë në ndihmën e çdokujt që e ka një mundësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA