E mbyllur në shtëpi prej disa ditësh për shkak të virusit Covid-19, këngëtarja e shumë hiteve muzikore Nora Istrefi dha sot një interviste përmes skype në programin“E Diell”.

Ajo rrëfeu se pjesën më të madhe të ditës e kalonte me vajzën e saj Renee me të cilën luante, vizatonte dhe gatuante për të.

Ndër të tjera, Istrefi tha se këto ditë ishte “detyruar” t`i bënte punët e shtëpisë si p.sh të lante, pastronte, hekuroste duke i dhënë sigurisht dhe një dorë mamaja e saj.

E cilësuar si një nga këngëtaret me trupin më të bukur në showbiz, Nora tregoi dietën e saj ditore gjatë kohës së karantinës.

“Unë mundohem të mbaj një farë balance, të mos kufizohem në ushqime, pra nuk ha vetëm sallatë” pohoi ajo.

“Ha pak nga të gjitha, mirëpo këtë gjë e bëj në mënyrë të shpeshtë dhe nuk e teproj” u shpreh Istrefi.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA