Këtë të shtunë 30 mjekë e infermierë shqiptarë u nisën drejt Bergamos, në vijën e parë të frontit për të ndihmuar kolegët atje përballë koronavirusit.
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë me qytetarët një letër e shkruar nga një doktoreshë shqiptare në Itali, Kozeta Proko, e cila në një mesazh drejtuar kryeministrit dhe popullit tonë shprehet se nëse ata kanë shkuar atje duke lënë pas familjet e shtëpitë e tyre në emër të betimit të shenjtë në mbrojtje të jetës jemi ne ata të cilët duhet të qëndrojmë në shtëpi dhe të marrim masa mbrojtëse.
“Askujt nuk i shkonte ndërmend që Shqipëria, vendi i vogël përtej Adriatikut, i goditur vetëm pak muaj më parë nga tragjedia e tërmetit shkatërrimtar, të mund të gjente forcën e resurset e të dërgonte një ekip mjekësor prej 30 vetësh, për t’i qëndruar pranë mikes së vjetër e të shtrenjtë të të gjithë shqiptarëve, Italisë”, shprehet ajo.
Ata do të qëndrojnë në zonën më dramatike të Italisë, përsa i përket të prekurve dhe viktimave të virusit, por do të paguhen nga shteti shqiptar. Ekipi i personeli mjekësor shqiptar u përcoll pasditen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” nga Kryeministri Edi Rama, Ministrja Ogerta Manastirliu, Ministrja Belinda Balluku dhe Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj.
E goditur vetëm pak muaj më parë nga tragjedia e tërmetit gjeti forcën të dërgonte një ekip mjekësor prej 30 vetësh, për t’i qëndruar pranë mikes së vjetër e të shtrenjtë të të gjithë shqiptarëve, Italisë.
Postimi i plotë:
Top Channel