Koronavirusi, kreu britanik i shëndetësisë: Jemi në rregull nëse vdesin më pak se 20,000

28/03/2020 21:11

Numri i viktimave britanike nga epidemia e Covid-19 arriti sot në 1,019 ne Britani pas vdekjes së 260 njerëzve në 24 orët e fundit por kreu i shëndetësisë u mundua të qetësojë popullatën duke thënë se vendi “do të jetë shumë mirë nëse vdesin më pak se 20,000”.

Në konferencën e përditshme për situatën Profesor Stephen Powis, insistoi se “është e mundur ta vëmë përfund virusin”.

Më herët kryeministri Boris Johnson, i cili gjendet në vetë-izolim pasi është prekur nga sëmundja, tha se pandemia mund të marrë fund për 12 javë.

Sot Powis tha: “Nëse arrijmë të reduktojmë masën e transmetimit mes njerëzve … atëherë virusi do të shuhet vetë në popullatë.”

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA