Spanja po kthehet në “ Italinë e dytë” të Europës; 769 vdekje brenda 24 orëve të fundit u shënuan në këtë vend, duke e çuar bilancin e jetëve të humbura atje në gati 5000 gjithsej.
Numri i të infektuarve është mbi 64.000. Rëndimi i fortë i bilancit erdhi pavarësisht shpresave që ngjalli një stabilizim i lehtë i shifrave. Spanja e ka rritur në mënyrë dramatike numrin e testimeve, duke porositur miliona pajisje të reja nga e gjithë bota.
Por Euraktiv thotë se edhe autoritetet spanjolle kanë hasur në probleme me testet kineze, disa nga të cilat të cilat rezultoi se nuk përmbushnin kriteret e cilësisë. “Niveli i saktësisë së një pjese të tyre është 30%, dhe ne, me këtë performancë, nuk i vëmë dot në përdorim”, thanë zyrtarë vendas të shëndetësisë. Spanja tashmë ka numrin e dytë të vdekjeve në botë pas Italisë.
Pavarësisht kësaj, shkalla e infeksioneve të reja ka pësuar një ngadalësim të lehtë, me një shtim të rasteve prej 14% krahasuar me 18% që ishte të enjten. Izolimin mbarëkombëtar, Spanja e nisi në 14 mars dhe do ta lërë në fuqi të paktën deri në 11 prill, dhe shifrat e fundit të infektimeve, i kanë zgjuar shpresën se masat e karantinës, po funksionojnë.
Top Channel